Një i mbijetuar raportohet se u gjet në sediljen 11A të fluturimit të “Air India” me destinacion Londrën, i cili u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti i Ahmedabad me 242 persona në bord.
“Policia gjeti një të mbijetuar në sediljen 11A. Një i mbijetuar është nisur në spital dhe është nën trajtim. Nuk mund të them asgjë për numrin e vdekjeve ende. Numri i të vdekurve mund të rritet pasi fluturimi u rrëzua në një zonë banimi”, tha për ANI të enjten Komisioneri i Policisë së Ahmedabad, GS Malik.
Sipas medieve indiane Vishëash Kumar Ramesh, 40 vjeç, me shtetësi britanike, raportohet se i ka mbijetuar rrëzimit të Air India.
Ai ishte ulur larg vëllait të tij, i cili mbetet i zhdukur. “Pati një shpërthim të fuqishëm vetëm disa sekonda pas ngritjes. Vrapova nëpër tym dhe zjarr”, tha ai.
Ai është një nga të mbijetuarit e vetëm të konfirmuar deri më tani.
