Një protestues raportohet se ka rënë pa ndjenja gjatë protestës së opozitës në Tiranë.
Është e paqartë se çfarë i ka ndodhur protestuesit, i cili është parë të mbajë me duar këmbën e tij.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, duke e marrë protestuesin.
Tensionet kanë vijuar më pas me përplasjen e protestuesve me policinë, teksa në një moment ka qenë deputeti Flamur Noka ai i cili ka shtyrë me forcë një efektiv.
Policia ka kërkuar të mos bllokohen akset rrugore në Tiranë, teksa organizatorët e protestës kanë pretenduar se kanë njoftuar si dhe kanë marrë leje.
Protestues të opozitës kanë bllokuar disa zona në Tiranë si “Zogu i Zi”, “Pallati me Shigjeta”, sheshi “Ëillson” dhe zona pranë Parlamentit.