Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i ftuar në studion e News24 ka komentuar situatën politike në vend, fushatën elektorale dhe zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Pandeli Majko u pyet gjatë intervistës edhe për Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg. Majko tha se atë që i ndodhi Metës nuk do t’ja uronte askujt.
“Ai bëri shkollën e elefantëve në Partinë Socialiste dhe vendosi të krijojë partinë e dhelprave. Gjithsesi mbetet miku im i rinisë. Sipas mënyrës sime atë që i ka ndodhur nuk ja uroj as armikut tim më të egër”-tha Majko.
I pyetur nëse ka tentuar të takojë në burg Ilir Metën ose Erion Veliajn, Pandeli Majko u përgjigj shkurt “Jo”.
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, theksoi se nuk i mungon guximi por do të kishte keqkuptime në korridoret e politikës