Panik në Lushnje, rindizet zjarri në katin e katërt të qendrës tregtare brenda pallatit (PAMJET)

Është riaktivizuar zjarri në qendrën tregtare “Metropol” brenda një pallati 12-katësh në qytetin e Lushnjes.

Vetëm një orë pasi policia nxorri bilancin dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla dha një deklaratë për media, zjarri është rindezur ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë qytetin e Lushnjes.

Nga pamjet këtë mbrëmje rreth orës 20:30, dallohet jo  vetëm shtëllunga e madhe tymi, por edhe flakë në katin e 4 të pallatit.

Qendra tregtare shrtihet në 4 katet e para, ndërsa pjesa tjetër e pallatit 12 katësh me dy kulla, janë apartamente banimi.

Lajme të tjera |  PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës: Ka 3 muaj që nuk paraqitet në detyrë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us