PANIK në TIRANË/ Digjet urbani ‘Green Line’, TMERROHEN pasagjerët! (Pamjet kur autobusi merr flakë)

Një urban i linjës së Unazës në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur pranë ministrisë së Jashtme, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një defekt në motor.

Në momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët ka qenë i mbushur me pasagjerë të cilët në panik kanë dalë me shpejtësi.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në lëvizje, një autobus i linjës së unazës së re.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Lajme të tjera |  Raporti alarmant i OKB: Shqipëria e para në botë për rënien e lindjeve, shkak kryesor emigracioni!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us