Papa Françesku: Lutuni për shëndetin tim

Papa Françesku nuk do të varroset brenda Vatikanit. Lajmin e ka zbuluar vetë ai duke folur për televizionin meksikan “N+”, duke bërë me dije se ka lënë “amanet” të varroset në kishën mbretërore të Santa Maria Maggiore, e cila ndodhet pranë stacionit qendror të trenit të Romës Termini. Por teksa flet për momentin kur nuk do të jetë më, ai kërkon që të gjithë besimtarët të luten për shëndetin e tij pasi së fundmi po i shtohen problemet.

“Dua të varrosem në këtë kishë, për shkak të besimit tim të madh. Kam nevojë që të luteni për shëndetin tim, pleqëria nuk vjen kurrë vetëm,”-tha Papa.

Lajme të tjera |  Gjekmarkaj takim me demokratët në Fushë-Kuqe, nënkryetari i PD: Do ta ndalim këtë qeverisje

Duke iu referuar dorëheqjes së tij të mundshme dhe letrës së dorëheqjes që ai ka nënshkruar dhe i ka dorëzuar ish-kryeministrit të Vatikanit, kardinalit Tarcisio Bertone – nëse ndonjëherë do të përdoret – Françesku shtoi: Për momentin nuk e kam menduar. E pashë guximin e Benediktit, kur e kuptoi se nuk ia dilte dot, preferoi të thoshte “mjaft” dhe kjo për mua funksionon si shembull. I kërkoj Zotit të thotë “jo”, në një moment, por kur Ai dëshiron.

Françesku konfirmoi, më në fund, se pas vdekjes së Papa Benediktit, armiqtë e tij të brendshëm u bënë më mizorë ndaj tij, ndërsa zbuloi se marrëdhëniet e tij me paraardhësin ishin veçanërisht të ngushta dhe ai shpesh kërkonte mendimin dhe këshillën e tij

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us