Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në Kavajë me gratë dhe vajzat socialiste.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij mbërriti mesazhi që kishte ndërruar jetë Papa Francesku.
Rama mbajti një minutë heshtje në sallë.
Rama kujtoi edhe momentet e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri në shtator 2014.
Gjithashtu Rama përmendi dhe një takim në audiencë me Papën në Vatikan, kur i tha se me qëndrimet e tij Papa kishte krijuar shumë armiq.
Rama: Më vjen keq, ka ardhur një mesazh ka ndërruar jetë Papa Francesku. Kam pasur raport personal me të. Më çonte vazhdimisht mesazhe me arqipeshkvin dhe më vjen jashtëzakonisht keq, zgjodhi të vizitonte Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit kur u bë Papë. Në Shqipëri kaloi një ditë që ai vetë e konsideroi të paharrueshme. Tha edhe fjalën e paharrueshme se Shqipëria nuk ka harmoni fetare, por vëllazëri fetare. Kam mirëkuptimin tuaj ta nderoj me një minutë heshtje.
Më kujtohet në takimin e dytë në Vatikan, e pyes i them: Atë i shenjtë, më duket se keni bërë shumë armiq, duke thënë gjëra që nuk i ka thënë kurrë një papë. Më tha kryeministër, nëse nuk i them ato që kam për të thënë tani që kam kohën me njerëzit kur do i them, kujt do i them krimbave kur të shkoj në varr.