Jaroslav Silhavy e kualifikoi Republikën Çeke për “Euro 2024”, pasi përfundoi i dyti në grupin “E”, por në fund të ndeshjes së fundit, kundër Moldavisë (3-0), ai njoftoi se po jepte dorëheqjen dhe nuk do të shkonte në finalet e Gjermanisë. “Presioni ishte tashmë i madh, ndonjëherë i pakuptueshëm. Kjo kontribuoi në vendimin tim”,- arsyetoi Silhavy, në nëntor.
Çekia është shortuar në grupin F në “Euro 2024”, së bashku me Portugalinë, Turqinë dhe fituesen e “play-off”-it C, dhe këto ditë po përpiqen të identifikojnë emrin e trajnerit të ri që do të udhëheqë kombëtaren në turneun final. ne Gjermani.
Gazetarët e “Sport” bëjnë të ditur se javën e ardhshme do të ketë një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Çeke dhe opsioni i preferuar nga zyrtarët, për stolin teknik të kombëtares është bashkëpunimi mes Ivan Hasek (60 vjeç) dhe Pavel Nedved (51 vjeç).
Hasek, një kampion i dyfishtë çek me Sparta Pragën në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000, i ka skaduar kontrata në marsin e vitit 2022, kur u nda nga kombëtareja e Libanit. Ai ishte gjithashtu trajner i Republikës Çeke për një periudhë të shkurtër nga korriku 2009 deri në tetor 2009, kur ishte në stol për vetëm pesë ndeshje.
Tekniku 60-vjeçar është favorit për t’u bërë trajner i kombëtares dhe do të ndihmohej nga i famshmi Pavel Nedved, i cili do të zinte postin e menaxherit të kombëtares çeke. Ish-mesfushori, fitues i “Topit të Artë” në vitin 2003, ka punuar për herë të fundit te Juventus, ku ka mbajtur postin e zëvendëspresidentit (tetor 2015 – nëntor 2022).