Paralajmërimi i Nokës: Kush prek një protestues do të ketë punë me PD-në dhe ligjin

“Kush guxon të prekë një protestues, kush guxon të arrestojë një protestues do të ketë punë me PD-së dhe ligjin. Ata që guxojnë t’i shërbejnë politikisht bandës së pushtetit në kundërshtim me çdo ligj dhe çdo normë do të marrin përgjigje individuale”. Është ky paralajmërimi i deputetit demokrat Flamur Noka, kur u pyet nga gazetarët për raportimet mbi arrestimin e kryetarit të njësisë 5 në protestë.

Gjatë fjalës së tij Noka tha se ata që vjedhin votat dhunojnë dhe opozitën në protestë.

“Ja, këta vjedhin vota. Ai, Sokol kriminel Bizhga. Këto lloj fytyra urdhërojnë edhe dhunën ndaj opozitës, urdhërojnë edhe për të vjedhur vota. Ja këta janë. Por do e paguajnë një më një. Sokol Bizhga, Ilir Proda, Neritan Nallbati. Këto janë emra që i ka emëruar krimi i organizuar”.

Lajme të tjera |  Humbja e PD më 11 maj/ Paloka: Kishte shpresë në fushatë, tani të bindur se pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us