Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka refuzuar të jetë ai ideatori I ndërtimit të inceneratorit të Tiranës. Madje sipas tij, ai e ka refuzuar që në vitin 2016. Më tej, nga arratia, në një intervistë për “Çim Peka Live”, ish-numri dy i Qeverisë u shpreh se po të bëhet një hetim i vërtetë tek inceneratori i Tiranës atëherë qytetarët do të “llahtarisem”. Më tej Ahmetaj akuzoi TCH. Ndërsa paralajmëroi se nëse hetimet thellohen atëherë korrupsioni do të shkojë shumë lartë, duke nënkuptuar kryebashkiakun Erion Veliaj.
Arben Ahmetaj: Ka një letër që ka të bëjë me inc. e Tiranës në 2016. Nuk ka qenë ideja ime, po edhe sikur është perverse të shkosh në ambasada dhe të thuash është ideja e tij. Kam filluar ta refuzoj inceneratorin e Tiranës që në 2016. Hetimi ka shkuar tek pllakat, laminatet e kuzhinës, është pyetur zdrukthtari nga Elbasani. Po qe se do bëhet një hetim i vërtetë i inceneratorit të Tiranës, shqiptarët nuk habiten por do llahtarisen ku do shkojë. Unë thashë ndiqni paratë. Unë po goditesha me gurë nga dritaret e TopChannel e të tjera. Pra po të hetohet Tirana, shqiptarët do llahtarisen, do shkojë shumë lart.
Pyetje: Sa lart?
Arben Ahmetaj: Në maksimum.