Parandalohet tjetër ngjarje kriminale në Tiranë/ Agimi B. kërcënonte gruan dhe fëmijët se do i vriste, arrestohet!

Policia ka parandaluar një tjetër ngjarje kriminale në Shkozë, ku pas marrjes së informacioneve se një 50 vjeçar kërcënonte me thikë gruan dhe fëmijët, efektivët kanë ndërhyrë duke bërë arrestimin e tij.

Në pranga ka rënë Agim.B i cili ditën e djeshme (26 janar) në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve duke i kërcënuar se do t’i vriste me thikë.

Dhuna në familje dhe kërcënimi me jetë i bashkëshorteve, është kthyer në një problem shqetësues për shoqërinë shqiptare, pasi vetëm ditën e djeshme (26 janar) u raportuan raste të ngjashme në Tiranë dhe në Shkodër.

Njoftimi i policisë

Brenda orëve të fundit, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, parandalohet një ngjarje tjetër kriminale, në një familje.

Lajme të tjera |  Ministri Balla, apel deputetëve demokratë: Mbylleni Sali Berishën në shtëpi! Po turpëron Shqipërinë

Ushtronte dhunë, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre, dhe i kanoste ato me jetë, vihet në pranga 50-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo shtetasi, që përbën rrezik potencial për sigurinë e të tjerëve, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po kanoste me mjet prerës, bashkëshorten e tij, se do ta vriste, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 50 vjeç, banues në Shkozë.

Lajme të tjera |  'Ka ardhur koha për një parti të re politike në SHBA'/ 'Lufta' Trump-Musk! Tronditen aksionet e Teslës

Shtetasi A. B., ditën e djeshme, dhe në mënyrë të vazhdueshme, në Shkozë, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës thikë, se do ti vriste.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us