Paraqitje dinjitoze e Sherrit ndaj kampionëve të Napolit, nuk zhgënjen as Asllani/ Ja notat dhe statistikat e futbollistëve të Kombëtares

Alen Sherri dhe Kristjan Asllani, u aktivizua titullarë, në duelet e fundit të Serisë A, që skuadrat e tyre zhvilluan mbrëmjen e sotme.  

Gardianit shkodran iu besua vendi i titullarit, në përballjen ndaj Napolit, teksa rezulton një ndër futbollistët me vlerësimin më të lartë te Kaljari, duke bërë plot 4 pritje vendimtare. Sherri u vlerësua me notën 7.4 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa qëndroi në fushë 82 minuta. 

WhatsApp Image 2025-05-23 at 23.00.27

Ndërkohë për sa i përket Asllanit, mesfushori shqiptar, u aktivizua gjatë gjithë takimit në triumfin 0-2 që Interi arriti ndaj Komos, duke u vlerësuar me notën 6.8.  

WhatsApp Image 2025-05-23 at 22.56.02 (1)

Lajme të tjera |  U shpall kampion i Italisë me Napolit, ish-lojtari i Shqipërisë uron Amir Rrahmanin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us