Dashi
Demi
Binjakët
Gaforrja
Gjatë kësaj dite bëni mirë që të shmangni polemikat dhe sforcimet si në dashuri edhe në familje apo në raport me të tjerët. Mund të përballeni me tensione të forta, ndaj këshilla për ju është që të mundoheni të ruani qetësinë. Sa i takon dashurisë, do të keni dëshirë për të pasur më shumë garanci nga partneri/ja.
Luani
Shtatori do të nisë mjaft pozitiv, ku do keni mundësi që të organizoni programe interesante dhe të këndshme. Yjet janë në anën tuaj, dhe nëse kjo gjë bashkohet me një përgatitje të mirë, rezultatet nuk do të vonojnë. Shumë shpejtë do të vlerësoheni edhe në sferën profesionale.
Virgjëresha
Kjo është një periudhë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Lëreni veten të udhëhiqet nga instinkti dhe nuk do të gaboni. Ka projekte të cilat duhen çuar përpara qetësisht, pasi yjet garantojnë sukses. Sa i takon dashurisë, keni mbështetjen e yjeve në historinë e dashurisë që po jetoni dhe mund të hidhni hapin e madh.
Peshorja
Lajmi i mirë është se Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe kjo gjë do e bëjë mjaft intriguese ditën, pasi mund të ketë emocione të bukura në horizont. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj Saturnit i cili do të kalojë tranzit në shenjë. Ruajtja e ekuilibrit do të jetë diçka thelbësore.
Akrepi
Këshilla për të lindurit e kësaj shenje është që të evitojnë mendimet për të kaluarën dhe të shohin përara. Mos rrini peng në një historie që e keni lënë pas duke menduar për hakmarrje. Duhet të mendoni që të jetoni të tashmen, duke menduar për të ardhmen.
Shigjetari
Gjatë kësaj të diele do të keni mundësi që të merrni frymë lirisht, pas dy ditëve të vështira që keni kaluar, ndonëse do të ketë disa probleme në sferën sentimentale. Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm, sidomos në situatat delikate ose nëse në mes ka pasur tradhti. Mund të keni dëshirë për të thënë ‘mjaft’.
Bricjapi
Ju pret një ditë jo shumë e favorshme, gjatë së cilës do të bëni vetëm çfarë i keni vendosur si synim vetes, shkruan noa.al. Sfera sentimentale do të jetë më e mirë, ndaj përfitoni për të përmirësuar një raport në të cilin mund të ketë patur keqkuptime.
Ujori
E diela do të jetë mjaft pozitive dhe shtatori do të sjellë përmirësime. Më në fund do të keni mundësi që të bëni gjëra të rëndësishme. I vetmi problem i cili do të ndihet ende është ai ekonomik, ku duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.
Peshqit
Dita e parë e muajit do të jetë mjaft e ngarkuar, për shkak të disa problemeve ekonomike dhe burokratike me të cilat do të përballeni. Zgjidhjet do të vijnë në pjesën e dytë të muajit. Edhe në dashuri situata është e pazakontë. Dikush për të cilin kishit shumë interes, tashmë e ka humbur sharmin para jush