Me një Hënë të Re (9/2) dhe 4 planetë në Ujor, këtë muaj të gjithë do të bëhemi pak më të paparashikueshëm. Pak më rebel. Pak më shumë të çuditshëm. Dhe pak më romantike? Hmm, kjo varet: Shën Valentini vjen me Venusin në Bricjapin besnik. Nëse dikush iu ka premtuar lule, do i merrni.
Dashi
(21 mars – 19 prill)
Cili version i vetes jeni në rrjetet sociale? Sa me vetëdije e kultivoni audiencën tuaj dhe sa i hapur jeni ndaj njerëzve që nuk i njihni? Me kaq shumë planetë që kalojnë nga shtëpia e 10-të në shtëpinë e 11-të në shkurt, ju e kuptoni rëndësinë “komunitetit”, madje edhe në internet.
Demi
(20 prill – 20 maj)
Nuk është vetëm se mundësitë e reja të biznesit ‘kërcejnë’ para jush si kokoshkat që dalin në një tenxhere. Me Jupiterin dhe Uranin, ju keni çmendurinë dhe guximin për të hapur “tenxheren” dhe për t’i kapur të nxehta. Do promovoheni? Po.
Binjakët
(21 maj – 20 qershor)
Hëna e Re ju kujton se sa e nevojshme është të udhëtoni në vende të reja, të mësoni gjëra dhe të takoni njerëz. Hipni në aeroplan dhe largohuni. Nëse nuk mundesh, gjej mënyra alternative për të lehtësuar gjithë këtë ‘epsh’ për udhëtime.
Gaforrja
(21 qershor – 22 korrik)
Nuk ndodh shumë shpesh, në këtë botë të pashpirt ku jetojmë, që bota përreth jush është po aq romantike sa bota brenda jush.
Luani
(23 korrik – 22 gusht)
Me Hënën e Re dhe kaq shumë planetë në shtëpinë tuaj të 7-të, fokusi është në marrëdhëniet e jetës, personale dhe profesionale. Çfarë jeni të gatshëm të ndani? Me kë mund të rrini? Dhe çfarë është suksesi nëse nuk e ndani atë me asnjë njeri?
Virgjëresha
(23 gusht – 22 shtator)
Mos lejoni që Hëna e Plotë në shenjën tuaj t’ju rrëzojë. Flirtet dhe projektet tuaja krijuese mund të jenë pak të ngecur, por në jetën tuaj të përditshme ju keni aftësinë të rishpikni gjithçka.
Peshorja
(23 shtator – 22 tetor)
Shenjat e tjera mund të jenë të zëna, por ju jeni të vendosur të përjetoni Shën Valentinin. Dëshira për romancë, bukuri dhe kreativitet kalon nëpër venat tuaja, pavarësisht Plutonit në shtëpinë tuaj të 5-të, i cili zgjon anën tuaj më gotike. Pra krijoni, flirtoni dhe bini në dashuri. Dikush duhet ta bëjë këtë muaj.
Akrepi
(23 tetor – 21 nëntor)
Këtë muaj ju përqendroheni te shtëpia dhe familja – nga mundësitë për pastrim. A jeni gati që familja juaj të marrë një formë të re? Çfarë ju nevojitet për t’u ndjerë sërish fëmijë? Përgjigjet mund të mos jenë të lehta, por nëse do të ishin, nuk do të ishit Akrep.
Shigjetari
(22 nëntor – 21 dhjetor)
“Pasuria jonë e vërtetë janë miqtë tanë,”- keni thënë dikur dhe që atëherë keni vazhduar të jetoni me këtë moto. Marrëdhëniet e vëllezërve dhe motrave këtë muaj ju ndihmojnë të shkruani kapituj të rinj, emocionues në jetën tuaj.
Bricjapi
(22 dhjetor – 19 janar)
Çfarë bën një Bricjap kur ka takime, nerva dhe nevojë për t’i provuar vetes se janë të lumtur dhe të suksesshëm? Shumë e thjeshtë: ai bën pazare. Me kartën e kreditit në dorë. Ndërtoni botën tuaj.
Ujori
(20 janar – 18 shkurt)
Dritat, kamera janë të gjitha mbi ju. Me Hënën e Re në shenjën tuaj dhe me katër planetë që e bëjnë shoqërinë, ndani idetë dhe vlerat tuaja me botën. Hapuni. Ndërmerrni rreziqe. U deshën vite por më në fund bota është gati për ty.
Peshqit
(19 shkurt – 20 mars)
Është krijuar klisheja që Peshqit jetojnë në një univers paralel. Me ëndrra të gjalla, nuk do të bëni shumë gjëra praktike këtë shkurt. Shkurt: shkoni për të fjetur, do t’ju zgjojmë në mars.