Dita e shtunë do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët, kryesisht të përqëndruara në relievet kodrinore-malore të vendit në orët e mesditës e pasdites.
Temperaturat minimale do të jenë 6 gradë Celsius, ndërsa maksimale 27 gradë.
Era do të fryjë nga nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, në lugina dhe bregdet deri 13m/s.