Parashikimi/ Sa mandate deputetësh mund të marrë çdo parti në 11 maj në Tiranë

Barometri Euronews-Albania ka sjell për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda qarkut, të shpërndarë sipas popullsisë në 5 bashkitë përbërëse. Mbledhja e të dhënave është realizuar nga 22 Mars deri në 3 Prill 2025.

Bazuar në të gjitha të dhënat që sjellë matja e dytë politike për Qarkun e Tiranës, prirja e votës dhe të gjithë treguesit e tjerë në këtë matje, Barometri ka përllogaritur edhe projeksionin e mundshëm të votës së 11 Majit për qarkun më të madh.
Sipas këtij projeksioni: Partia Socialiste do të merrte potencialisht 47.4% (+/- 2%) ose përkthyer në 19 mandate.

Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD) do të merrte potencialisht 30.7% (+/- 2 %) të votës së 11 Majit, përkthyer në 12 mandate.

Nisma –Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia potencialisht mund të merrnin 7.4 % (+/- 1.5%) secila, praktikisht pothuajse nga 2-3 mandate për secilin nga subjektet (minimalisht 5 të dyja).

Lajme të tjera |  Big Brotherin politik e fiton Ed Rama!

Lëvizja Bashkë do të merrte potencialisht 4.1 % (+/-1 %) të votës së 11 Majit dhe 1 mandat nga 37 të Qarkut të Tiranës. /EuroNews Albania

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us