Paratë e sekuestruara/ Tre milionë euro në 11 muaj!

Rreth 3 milionë euro janë sekuestruar nga Policia e Shtetit vetëm në këto 11 muaj, pasi nuk janë deklaruar në kufij siç parashikon ligji çka hedh hije dyshimi mbi origjinën e këtyre parave, të cilat kanë tentuar të futen ilegalisht në Shqipëri jashtë sistemit bankar.

Pjesa më e madhë është kapur në valutë ku dominon euro me gati 2 milionë. Krahasuar me një vit më parë kemi një rritje të konsiderueshme të vlerave monetare të sekuestruara për këtë vepër penale.

Gjatë këtij viti Policia e Tiranës ka evidentuar 83 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare dhe sendeve me vlerë në kufij. Numri më i lartë është shënuar në Tiranë me 33 raste të tilla.

Lajme të tjera |  Korriku nis me mot të nxehtë në të gjithë territorin! Ja qyteti ku sot termometri do të shënojë 40 gradë

Policia ka identifikuar si autorë të kësaj vepre penale 86 persona nga të cilët 8 janë arrestuar dhe të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë.

Të arrestuarit dhe proceduarit janë 50% më shumë se një vit më parë ku kemi pasur 40 autorë nga të cilët 36 janë proceduar penalisht dhe 4 janë arrestuar.

Pothuajse në të gjitha rastet në pranga përfundojnë vetëm drejtuesit e mjeteve ku gjenden të fshehura paratë dhe hetimi nuk ka mundur dot të shkojë tek personat që kanë poseduar këto para dhe se në çfarë forme i kanë përfituar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us