Maxhoranca dhe opozita janë bërë bashkë në parlament duke shkrirë Këshillin Drejtues të RTSH-së.
Anëtarët që janë shkarkuar sot nga parlamenti janë Gëzim Podgorica, Genc Përmeti, Leka Bungo. Gjithashu janë shkarkuar edhe Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reçi.
Kriza në RTSH nisi pas skandalit në garën për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm. Tanimë procesi është pezulluar, ndërsa kërkesa për shkarkimin e Këshillit Drejtues u bë me kërkesë të Komisionit të Medias.





