Parlamenti turk debaton për pranimin e Suedisë në NATO

Parlamenti turk më 26 dhjetor pritet të rinisë debatin për miratimin e aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO, temë që është ndërlikuar më shumë pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan, e lidhi këtë çështje me kërkesën e Ankarasë për avionët F-16 nga Shtetet e Bashkuara.

Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga neutraliteti ushtarak dhe kërkuan që të anëtarësohen në aleancën perëndimore të NATO-s, pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.
Finlanda u pranua në NATO në prill, por që 19 muaj Suedia ende pret miratimin e Turqisë dhe Hungarisë, pasi për t’u bërë pjesë e aleancës kërkohet miratimi i 31 shteteve anëtare.

Në nëntor, Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit turk dështoi të arrinte pajtim për teksin e marrëveshjes, dhe çështja bart për diskutim sërish pasditen e 26 dhjetorit.

Në korrik, Erdogan hoqi dorë nga kundërshtimet për anëtarësimin e Suedisë në NATO, pasi Stokholmi shtypi grupet kurde që Ankaraja i cilëson grupe terroriste.

Lajme të tjera |  Europa nuk mund të na pranojë në familje me kuajt aktivë të Trojës brenda

“Ne shohim se ka ndryshim të politikës në Suedi. Ne shohim se po merren vendime në gjykata”, tha Fuat Oktay, ligjvënës nga partia në pushtet e Erdoganit, AKP, që është pjesë e Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit turk.

Pasi çështja të miratohet nga Komiteti për punë të jashtme, votimi bartet në Parlament, ku aleanca e Erdoganit ka shumicën. Aleatët e NATO-s i kanë bërë presion Turqisë që të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO, përderisa Franca ka thënë se besueshmëria e aleancës “është në pikëpyetje”./REL

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us