Partia Demokratike feston Vitin e Ri, Lulzim Basha bëhet DJ (VIDEO)

Partia Demokratike po feston këtë mbrëmje Vitin e Ri. Ndërsa kryetari i saj Lulzim Basha ka marrë rolin e DJ-t.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, Basha shihet pranë DJ-t duke kënduar dhe kërcyer.

Demokratët e asaj që njihet si PD-ja zyrtare janë mbledhur në një nga baret e kryeqytetit dhe po festojnë teksa po lënë pas një vit jo të mbarë për forcën politike në të cilën bëjnë pjesë.

Zgjedhjet lokale të 14 majit i humbën, PD vijon të jetë e ndarë në disa grupime dhe së fundmi janë bërë edhe zotime se ndoshta muaji i parë i 2024 do t’i gjejë disi më të bashkuar.

Lajme të tjera |  Qeveria greke njofton rritjen e pagës minimale në 880 euro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us