Partia e Mitsotakis i bën daljen Belerit, nuk e kandidon për Parlamentin Europian

Fredi Beleri, i dënuar me dy vjet burg për blerje votash, nuk ka gjasa të jetë kandidat për Parlamentin Evropian me partinë qeverisëse të Greqisë, Demokracia e Re, në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të qershorit.

Sipas gazetës greke Kathimerini, Beleri do të përfshihej si kandidat i Demokracisë së Re si një tentativë për devijimin e votave nga partitë e ekstremit të djathtë në rritje. Megjithatë, Ministria e Jashtme greke paralajmëroi se kandidatura e tij mund të çojë në komplikime.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të vendosë përfundimisht, me shpalljen e kandidatëve zgjedhorë të Demokracisë së Re çka pritet të ndodhë në ditët e ardhshme.

Lajme të tjera |  Përshkallëzim i rëndë / Irani lëshon 6 raketa balistike drejt bazës amerikane në Katar (PAMJET)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us