Kryeministri Edi Rama, ka urdhëruar shkarkimin e gjithë drejtorëve në bashkitë kryesore në vend, si ajo e Vlorës, Durrësit e Fierit.
Me të drejtë, Rama u kritikua për sjellje arbitrare, pasi nuk është kompetencë e kryeministrit, që të urdhërojë shkarkime apo emërime nëpër Bashki.
Por, askush nuk përmend faktin, që të gjithë drejtorët, janë dorëhequr pa asnjë kundërshtim.
Askush nuk është vetëmbrojtur, për të kundërshtuar urdhërin për të dhënë dorëheqjen.
Sepse është e vërtetë që “partia ime më arreston, në këtë rast shkarkon”, por po aq e vërtetë është edhe se “partia jote të arreston, pse ke bërë faj”.
Fakti që askush nuk ka kundërshtuar urdhërin për dorëheqje, flet më shumë se çdo gjë tjetër.