“Partizani” 6 muaj ende pa vendim! Gjyqi paraprak për Berishën, zbardhen debatet në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë sërish vendimin seancën paraprake për dosjen “Partizani”. Edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga momenti kur Struktura e Posaçme ka çuar në GJKKO kërkesën që çështja të kalojë për gjykim, por vendimi ende nuk është marrë. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme është bërë sërish mungesa e njërit prej avokatëve, i cili është zëvendësuar nga gjyqtari i çështjes. Mungesa e sotme ishte për shkaqe shëndetësore.

Edhe në seancën e sotme, të akuzuarit Fatmir Bekteshi, Xhimi Begeja dhe avokatët e Jamarbër Malltezit kërkuan në gjykatë pushim pafajësi dhe pavlefshmëri provash; ndërsa edhe avokati i Andia Pustinës kërkoi pushim të çështjes.

“Kërkimet kanë të bëjnë me pavlefshmëri aktesh, nuk provohet lidhja shkaksore dhe pasojën. Prokuroria e ka vendosur në fabul në vitin 2024 dhe nuk u qartësua nga prokurorë as në veprimet paraprake. Akuza e pambështetur në ligj, akuza e paformuar qartë. Prokuroria nuk është e qartë me fabulën në ngarkim të saj,”-tha ai.

Ndërsa avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Genc Gjokutaj kërkoi: Pavlefshmërinë e akteve dhe pushim çështjeje, aktet e ekspertimit janë bërë në shkelje të ligjit sepse janë bërë nga hetuesit e BKH dhe jo nga ekspertë të licencuar. Në të njëjtën kohë avokatët prapësuan provat për ndryshim destinacioni të Klubit Sportiv Partizani, sepse janë bërë sipas tyre nga kryeministri Edi Rama. Pse nuk është marrë në pyetje ky shtetas?

Pas përfundimit të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj e cilësoi procesin si “maskaradë juridike”.

Lajme të tjera |  E RËNDË në Greqi/ Shqiptari humb JETËN në Komisariatin e policisë greke!

“Deri tani nuk kemi të bëjmë me gjykimin por është seancë paraprake dhe nuk mund të thërrasim dëshmitarë. Nuk kam dëgjuar deri më sot që një prokurori të ketë firmën e një personi dhe ta thërrasë në cilësinë e deklaruesit e të marrë informacione të caktuara. Nuk është komplekse por nuk ka asnjë provë. Ju lexojini si të doni. Është detyrë e imja të sqaroj këtë maskaradë juridike me firma të falsifikuara,”- u shpreh Gjokutaj.

Data e radhës e caktuar për gjyq është ajo e 23 prillit.

Të pandehur në lidhje me çështjen janë ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina.

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të “korrupsionit pasiv” të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t’iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Lajme të tjera |  "Përfaqësues i denjë i qytetarëve", Meta fushatë nga qelia për kandidatin e PL për deputet, ja mesazhi që jep

Aktualisht Berisha është në liri, por me masën “detyrim paraqitje”, 2 herë në javë. Por SPAK ka kërkuar që kryedemokrati të kthehet në arrest shtëpie duke ankimuar vendimin e GJKKO-së. Ndërkohë SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuzë zyrtare për Berishën, atë të korrupsionit pasiv.

Ndryshe nga Sali Berisha, dhëndri i tij ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.Ndaj Jamarbër Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Parizani. Përveç dyshes Berisha-Malltezi, nën akuzë janë edhe Fatmir Bektashi, Andja Pustina dhe Xhimi Begeja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us