Partizani B nuk di të ndalet, shkatërron Alpetrolin dhe ngjitet ne Kategorinë e Dytë

Është zhvilluar finalja për ngjitjen në Kategorinë  e Dytë mes Partizanit B dhe Alpetrol. Ndeshja ka pasur vetëm një ekip në fushë, ata kanë qenë “Demat” e rinjë.

Takimi është zhvilluar në stadiumin e Vorës. Pjesa e parë e këtij ballafaqimi është mbyllur pa gola, pavarësisht dominimit të Partizanit B. Në fraksionin e dytë të lojës, dueli nuk ka pasur histori.

Fillimisht ata gjetën rrugën e rrjetës mike me Ndrejaj në minutën e 53, për të vijuar me finalizimin e Gudjufi. Konkretizimi përmbyllës i kësaj “përplasje” mbajti firmën e Nyanguila.

Lajme të tjera |  Sylvinho vendos për Elseid Hysajn, favorit për vendin e titullarit edhe Jasir Asani (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us