Skuadra e Partizanit B ka arritur falë fitore së thellë 0-3 ndaj Turbinë të ngjitet në Kategorinë e Dytë. Ndeshja u mbjat në “Elbasan Arena”, ndërsa në fushë pati vetëm një ekip, Partiznai B.
Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-1, ku vendosi finalizimi i Jatta, minuta e 15. Me këto shifra u mbyllën 45 minutat e para. Në të dytën dominimi i “Demave të Kuq” ishte mëse i dukshëm, e përkthyer me dy gola të tjerë. Autori i dopjetës ishte Contreras Aparicio.