“Partizani”/ Berisha nesër në SPAK, Noka fton demokratët në protestë: Po përndiqet lideri i opozitës

Apeli i GJKKO caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Për rrjedhojë Berisha do të duhet që të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Për muajin janar, Berisha do të duhet të paraqitet nesër datë 6 janar. Lidhur me masën e Apelit të GJKKO, Partia Demokratike ka bërë thirrje për protestë para ambienteve të SPAK, datë 6 janar ora 09:30.

Në mesazhin drejtuar strukturave thuhet se demokratët duhet të protestojnë për të mbështetur të drejtën, që sipas tyre është në anën e Sali Berishës.

“Nesër, në orën 9:30, të gjithë së bashku përpara selisë së #SKAP, për të protestuar kundër akteve përndjekëse që kjo vegël në duart e Ramës, bën kundrejt kundërshtarëve politik të tij.

Do të jemi aty nesër në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berishës. E hënë, 6 janar, ora 9:30, përpara SKAP-it”, ka shkruar demokrati Flamur Noka në Facebook.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

"Partizani"/ Berisha nesër në SPAK, Noka fton

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us