Partizani dhe Dinamo rivalizojnë për merkaton e verës, shfaqet në skenë një emër i panjohur për Superioren

Agron Kolaj është një opsion për Partizanin dhe Dinamon. Të paktën kështu raportohet nga Kosova, për portierin 24-vjeçar të Prishtinës.

Kolaj do të jetë pa kontratë në përfundim të sezonit. Nëse në kampionat nuk ka pasur hapësira, te Kupa e Kosovës ka spikatur. Kështu në pesë ndeshje të luajtura, ka pësuar vetëm një gol. Prej katër ndeshjesh mban portën dhe me të gjitha sfidat e fituara, Prishtina ka prekur finalen.

Agron Kolaj e filloi karrierën te Gjakova, për të kaluar më pas te Besa e Pejës dhe Llapi. Fanellën e Prishtinës e mban veshur nga janari i vitit 2023.

Me Kosovën U-21, Kolaj ishte i ftuar në dy ndeshje miqësore të vitit 2021. Asokohe nuk mori minuta.

Lajme të tjera |  Shtyrja e sfidës Atalanta-Lecce në leverdi të Gjimshitit, shqiptari lë pas dëmtimin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us