Partizani dominues në futbollin shqiptar, ‘Demat’ kryesojnë jo vetëm Superioren

Partizani është mësuar të jetë lider në Superiore prej javësh. Mirëpo, tani yë kuqtë kryesojnë edhe një dimension tjetër.

Partizani ka hapur sektorin B të skuadrës, si shumë klube të mëdha në Europë. ‘Demat’ vendosën të regjistroheshin në Kategorinë e Tretë këtë edicion, që është niveli më i ulët i futbollit në vend.

‘Demat’ B fituan me Klosin 6-1 në shtëpi sot dhe kështu mbeten në krye të grupit A, pasi kjo kategori është e ndarë në dy Grupe.

Kujtojmë në Superiore, kryeqytetasit janë në vend të parë me 27 pikë, pasi Vllaznia humbi dhe në këtë mënyrë i bëri një nder ekipit të kuq.

Pra, Partizani po dominon futbollin shqiptar në të gjitha nivelet pa përjashtim.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia “blindon” ekipin, vjen firma me mesfushorin shkodran

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us