Ndoshta për herë të parë në historinë e klubit të kuq, por edhe të gjithë futbollit tonë, ndodh që një skuadër, të nisë sezonin pa një trajner në krye të stolit.
Aktualisht në krye të pankinës së Partizanit është vendosur Arbër Abilaliaj, i cili zyrtarisht mban rolin e drejtorit sportiv të klubit. Ky i fundit në deklaratën pas ndeshjes foli në lidhje me emërimin e trajnerit të ri, pas largimit të Shehit. Ish-sulmuesi u shpreh se brenda kësaj jave pritet që të emërohet trajneri i ri, që do të pasojë Orges Shehin.
“Të gjithë po selektohen, e kemi ngushtuar rrethin në 3-4 emra dhe do të marrim vendimin shumë shpejt për trajnerin. Brenda javës mund të shohim trajnerin e ri të ulur në pankinën e Partizanit”, u shpreh Abilaliaj.
E vërteta është se “demat” po hasin vështirësi pasprishjes së negociatave me disatrajnerë të huaj. Dështimi nëpistat kroate i ka detyruar 17herë kampionët të spostohennë një tjetër treg ballkanas.Gjithsesi, situata mbetet tejetdinamike dhe në klubqarkullojnë çdo ditë emra të rinj.