Partizani do të përballet ditën e nesërme me Egnatian në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e “Final 4”. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm për sezonin, kapiteni i “demave të kuq”, Marcelino Preka ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.
“Sa është e mundur që Partizani të arrij nesër finalen e “Final 4”? Kemi punuar mirë gjatë gjithë kësaj jave. Partizani është gati që nesër të japi maksimumin për të arritur fitoren.
E presim nesër një tjetër gol të Prekës? Do jap më të mirën time për ekipin. E rëndësishme është fitorja, pastaj goli është gjithmonë bonus.
Arma plus e Partizanit në ndryshim me Egnatian? Me ardhjen e profesorit Partizani ka treguar që është shumë agresiv dhe lufton vetëm për fitore”, u shpreh Preka.