‘Partizani’/ GJKKO jep sot vendimin, cili do të jetë ‘fati’ i Berishës dhe Malltezit?

Gjykata e Posaçme pritet të japë sot vendimin në lidhje me pranimin ose jo të kalimit për gjykim të dosjes ‘Partizani’.  Të pandehur janë ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina.

Në seancën e zhvilluar një ditë më parë (23 prill), avokati Genc Gjokutaj u shpreh se pala mbrojtëse kërkoi kohë për konsultim ndaj vendimmarrjes. Por, gjyqtarja Fjorela Davidhi rrëzoi kërkesat e avokatëve mbrojtës për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave të SPAK.

Seancat shënojnë plot 6 muaj që nga mbajtja e seancës së parë paraprake në 24 tetor të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe, procesi është zvarritur vazhdimisht përmes justifikimeve të ndryshme, përfshirë mungesën e avokatëve dhe leximit të qindra faqeve në seanca.

Lajme të tjera |  FOTO/ Gara e 11 majit, Berisha në Himarë: Në fushatë shoqërohet nga Fredi Beleri dhe Vangjel Dule

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të “korrupsionit pasiv” të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t’iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Aktualisht Berisha është në liri, por me masën “detyrim paraqitje”, 2 herë në javë. Por SPAK ka kërkuar që kryedemokrati të kthehet në arrest shtëpie duke ankimuar vendimin e GJKKO-së. Ndërkohë SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuzë zyrtare për Berishën, atë të korrupsionit pasiv.

Lajme të tjera |  Shtohen fëmijët me spektrin autik, llogariten nga 6 deri në 14 mijë persona

Ndryshe nga Sali Berisha, dhëndri i tij ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.Ndaj Jamarbër Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Parizani. Përveç dyshes Berisha-Malltezi, nën akuzë janë edhe Fatmir Bektashi, Andja Pustina dhe Xhimi Begeja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us