Dinamo dhe Partizani janë përballur ditën e sotme në një miqësore parasezonale. Ekipi i “Demave të Kuq” ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e mbajtur në Ohër.
Golin e vetëm që vendosi këtë takim e realizoi Albers Keko në pjesën e dytë të kësaj sfide. Ndërsa Dinamo kishte shansin e artë të kalonte në avantazh më përpara falë një penalltie të shpërdoruar.
Kjo fitore e bën besimplotë Partizanin përpara sfidës së parë përballë Kajlu më datë 10 korrik. Ndërsa dinamovitët përballen më 1 korrik me Shkëndijen e Tetovës në miqësore.