Partizani kërkon lider në mesfushë, projektohen afrime të bujshme

Partizani mund të quhet në hall për mesfushorë. Është një repart që duhet populluar sërish dhe kanë kaluar të gjithë afatet para Europës
Ndeshja me Kaljun qëndron më pak se një javë larg, ndërsa të kuqtë nuk ia dolën të përforcojnë mesfushën. Kjo për shkak se zgjedhjet duhet të jenë të menduara mirë dhe pikërisht emrat e duhur. “Panorama Sport” ju sjell një panoramë se çfarë po ndodh aktualisht me merkaton në këtë repart.

MESFUSHORE NGA JASHTË- Partizani po punon që të përforcohet gjatë ndeshjeve të Europës. Bëhet fjalë për lojtarë, që nuk janë të njohur për futbollin shqiptar. Nuk do të jetë vetëm një mesfushor, pasi tashmë nevoja është për më tepër. Janë larguar Taipi, Shala dhe Mintongo nga edicioni i kaluar. Në mungesë të tyre është e domosdoshme nevoja për elementë të rinj.

ZEJNULLAI- Një lojtar do të pritej krahëhapur nga çdo klub i Superiores. Për më tepër nga Partizani, që është më nevojë se kurrë për mesfushorë. Arbin Zejnullai u bë largimi i bujshëm nga Egnatia, pasi palët nuk ranë dakord për rinovimin e kontratës. “Panorama Sport” mëson se mesfushori nuk ia ka mbyllur derën Partizanit. Mesfushori 26-vjeçar po tundohet aktualisht nga oferta në Turqi dhe jo vetëm. Tregu jashtë Shqipërisë shikohet si opsion kryesor, ku Shkëndija e Tetovës për një moment tregohej mjaft pranë firmës. Më parë, Dinamo dhe Tirana janë konsideruar opsione në Shqipëri. Kjo zvarritje ka lënë pezull edhe Partizanin, që një sy e mban tek ai.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ E huazuan nga Ballkani, Vllaznia prezanton ish-in e Teutës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us