Partizani përgatitje intensive për derbin, një mungesë dhe një dilemë para Tiranës

Partizani pas fitores në gjysmëfinale me EGnatia tashmë gjithë fokusin e ka kthyer te derbi me Tiranën. Të kuqtë do të sfidohen ditën e nesërme me bardheblutë në “Arenën Kombëtare”, ora 20:00 në një duel mjaft delikat dhe të luftuar.

“Demat” vijnë pas një jave të ngarkuar, teksa ekipi pavarësisht kësaj ka vaZhduar intensivisht përgatitjet për ndeshjen me rivëlet e përjetshëm. Skënder Gega ka filluar të përgatitë “kurthin” për Tiranën e Bledi Shkëmbit.

Altin Bytyçi do të jetë mungesa e madhe për tropojanin, i cili duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin. Ish-i i Kukësit ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe në këto kushte nuk do të mund të luajë ndaj bardhebluve.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja mes Ballkanit dhe Vllaznisë, 22-vjeçari rikthehet në Superiore

Ndërkohë nga ana tjetër vazhdon të ketë shqetësime David Atanaskovski. Ky i fundit po shfaq probleme dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri para derbi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us