Partizanit i “lëngon zemra” nga barazimi, derbi i kryeqytetit nxjerr fituar… Dinamon

Dinamo ka kryer një nga ndeshjet më të dobëta këtë sezon, po fatmirësisht në Kupë. Gjithsesi, derbi mund t’i ketë dhuruar një asist.

Partizani bëri një hap fals ditën e djeshme ndaj Tiranës, ku nuk mori dot 3 pikët e kërkuara. Kjo gjë i leverdis dinamovitëve të cilët ndodhen një vend më poshtë të kuqve.  Vetëm 1 pikë është diferenca aktuale mes dy skuadrave të gjendura brenda 4-shes udhëheqëse.

Në rast se “Demat” do të kishin korrur sukses ndaj bardhebluve, edhe në rast të një kundërpërgjigje nga Ilir Daja sërish, klubi i Veselinovic do të gjendej një pozitë më lartë. Prandaj, sfida kundër Teutës është jetike për blutë.

Lajme të tjera |  Vllaznia njeh kundërshtarët në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League

Me marrjen e 3 pikëshit, Dinamo jo vetëm që parakalon Partizanin po dhe i jep një shuplakë dyfish pasi klubi i kuq rrezikon që nga vendi i 2-të të mbetet në vend të 4-të.

Kundrejt durrsakëve për kryeqytetasit vlen vetëm rezultati pozitiv, i cili mungon që para përballjes me Partizanin (fitorja ndaj Elbasanit).

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us