Pas 29 vjetësh, Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE, Hasani: Reformat transformuese në drejtësi, po japin rezultat

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë me dije lajmin duke falenderuar Asamblenë Parlamentare të KiE për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri. Ministri thekson se po shihen rezultatet e shumëpritura të angazhimit të Shqipërisë ndaj standarteve të KiE.

Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura.
– shkruan Hasani.

Lajme të tjera |  Sot Kurban Bajrami! Pamjet me dron të faljes tek Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us