Pas 7 vitesh rihapet DOSJA/ Vdekja e gruas së portjerit të Partizanit, merren 2 mjekë të pandehur

Është rihapur pas 7 vitesh dosja e vdekjes së Dorjana Hakës, e cila ndërroi jetë fill pasi solli në jetë djalin e saj. 25-vjeçarja, bashkëshortja e portjerit të Partizanit, Alban Hoxha, ndërroi jetë në spitalin “Koço Gliozheni” pasi kishte sjellë në jetë djalin në një lindje me operacion. Me rihapjen e dosjes të pandehur në proces janë marrë sërish kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba, të cilët do të akuzohen sërish për “mjekim të pakujdesshëm”.

Në kohën kur çështja u gjykua, prokurori Erjon Imeraj duke iu referuar një aktekspertimi të kryer nga një grup mjekësh i Institutit të Mjekësisë Ligjore, doli në përfundimin se e ndjera nuk u ishte nënshtruar analizave paraprake të nevojshme para se të hynte në operacionin e lindjes. Po ashtu, për rastin e saj nuk ka pasur as konsultë anestezike paraprake, pra nuk është ndjekur asnjë nga procedurat e shtrimit. Ndërsa si shkak për vdekjen ishte tromboza totale e sinuseve kavernoze të trurit.

Lajme të tjera |  Zbardhet raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot

“Nga sa u parashtrua, rezulton e provuar se të pandehurit Petrit Rexhepi dhe Elona Burba kanë konsumuar elementet e veprës penale të ‘mjekimit të pakujdesshëm’, pasi sipas akt-ekspertimit dhe deklarimeve të marra, nuk kanë marrë masat e nevojshme para dhe pas operatore për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të shtetases Dorjana Haka, e cila më pas ka gjetur vdekjen,”- thuhej në kërkesën për gjykim. Megjithatë, pavarësisht gjetjeve, çështja u pushua për t’u rihapur pas 7 vitesh.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us