Pas akuzave të Shehajt qëndron Rama? Lapaj: Pas çdo sulmi fshihet kryeministri

Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka komentuar akuzat e ngritura kundër tij gjatë tremujorit të fundit. I futuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, Lapaj ka deklaruar se pas të gjitha sulmeve ndaj tij qëndron kryeministri Edi Rama, duke përfshirë edhe situatën me kreu e partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj. Për këtë të të fundit, kreu i “Shqipëria Bëhet”, lë të nënkuptohet se është një kukull e përdorur nga vetë Rama për të sulmuar.

Adriatik Lapaj: Rama nuk del vetë hapur. Zoti Rama është autori i gjithë kësaj që ka ndodhur, sulmit tim të tre muajve të fundit. Të jeni të bindur, për gjithçka që ka ndodhur. Po them pas çdo sulmi që i ka ardhur Adriatik Lapajt në tre muajt e fundit fshihet zoti Rama dhe unë kam informacion në avancë. Unë e kam ditur për kukullat që ai po nxjerr që para tre muajsh. Unë nuk linda sot në këtë vend, jam rritur shesheve të këtij vendi, jam rritur me gazetarë në këtë vend, jam rritur në shkollë në Fakultet të Drejtësisë. Brenda ekipit të Ramës në të gjitha dimensionet unë kam njerëz që marr nformacion, brenda atyre që bëjnë sondazhe kam njerëz që kam informacion dhe  e di të saktë, e di sondazhin para se të dalë. Jemi vend i vogël. Kam informacion të detajuar dhe kuzhina ku gatohet gjithë gjëja është atje.

Por çfarë ka ndodhur në muajt e fundit mes Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj?

Shehaj e akuzoi Adriatik Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të  “Çopjave”. Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë.

Shehaj vazhdoi sërish me akuzat, duke i shoqëruar edhe me dokumente, ku thoshte se Lapaj ka marrë përsipër regjistrimin e një prone miliona euroshe që kompania e Çopjave kishte blerë në bregdet. Sipas Shehajt, vendimi për pronën është dhënë nga vetë vjehrri i Adriatik Lapajt, Alltun Çela, kur ai ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës. Pas padisë, Shehaj reagoi përmes një video në rrjetet sociale, ku tha se luftën Lapaj e ka me drejtësinë, që të shpëtojë nga burgu./ZËRI

Lajme të tjera |  Mediat italiane: 16 emigrantë "janë zhdukur" nga kampi në Gjadër

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us