Pas Arnautovic, një tjetër sulmues braktis Interin para Botërorit të Klubeve

Joaquin Correa po largohet nga Interi, pak përpara skadimit të kontratës së tij, e cila është planifikuar për më 30 qershor. Sulmuesi argjentinas në fakt ka arritur një marrëveshje me Botafogon.

Correa do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, jo me zikaltwrit, por me klubin brazilian. Ish-lojtari i Lazios, i cili mbërriti te Interi në vitin 2021 për një total prej 30 milionë eurosh, ka arritur një marrëveshje në bazë të një kontrate deri më 31 dhjetor 2027, me çështjet e fundit të zgjidhura.

Botagofo përfshihet në Grupin B të garës së re të FIFA-s, së bashku me Paris Saint-Germain, Atletico Madrid dhe Seattle Sounders. Ashtu si Correa, edhe Marko Arnautovic nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës me Interin.

Lajme të tjera |  “Kemi ardhur vetëm për 3 pikët”, Kristjan Asllani gjen “pikën e dobët” të Letonisë: Kanë trajner italian, unë e di si luajnë ata

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us