Pas burgosjes së Erion Veliajt, arrestohet edhe një biznesmen- EMRI

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt ka arrestuar edhe biznesmenin Elman Adule!

Ky i fundit është paraqitur në SPAK rreth një muaj më parë edhe është marrë në pyetje nga prokurorët.

Në njoftimin zyrtar të  SPAK emri i Elman Abules nuk ishte përmendur për shkak se masa  e arrestit ndaj këtij të fundit nuk ishe ekzekutuar ende. Në regjistrin e QKB, Elman Abule rezulton të jetë pronari i kompanisë “METAL FORM”.

“Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk”, thuhet në njoftimin e SPAK

Lajme të tjera |  Akuzat e Monika Kryemadhit, Tedi Blushi ia fut të qeshurës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us