Zonja e parë e ardhshme Melania Trump ka lançuar një kriptomonedhë në prag të inaugurimit të bashkëshortit të saj si president i SHBA-ve. Njoftimi vjen një ditë pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump prezantoi kriptomonedhën e tij $Trump. Sipas BBC, të dyja monedhat janë rritur, por janë përballur me tregti të paqëndrueshme.
“Ju mund të blini $MELANIA tani”, postoi ajo në platformën sociale X.
Sipas faqes së internetit të CoinMarketCap, $Trump ka një vlerësim total tregu prej rreth 12 miliardë dollarë (9.8 miliardë £), ndërsa $Melania qëndron në rreth 1.7 miliardë dollarë. Raportohet se Trump e kishte quajtur më parë kripton “mashtrim”, por gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024 u bë kandidati i parë presidencial që pranoi asete digjitale si donacione.
Në vazhdën e fitores së Trump, bitcoin arriti një nivel rekord dhe aktualisht tregtohet me 140,000 dollarë, sipas platformës së tregtimit të kriptove Coinbase. Kriptovalutat e tjera, duke përfshirë Dogecoin – e cila është promovuar nga mbështetësi i profilit të lartë të Trump, Elon Musk – gjithashtu janë rritur ndjeshëm këtë vit.