Pas “El Clasicos” vendosen pikat mbi “i”, Real Madridi do të zbulojë trajnerin e ardhshëm

Ditën e sotme, Xabi Alonso i ka komunikuar Bayer Leverkusenit se do të largohet nga stoli i klubit. Trajneri spanjoll do të largohet nga “aspirinat” dhe me shumë gjasa do të marrë drejtimin e Real Madridit.

Lëvizja mëse e sigurt e ish-mesfushorit të Spanjës për te “Los Blancos” i ka hapur rrugën tashmë dhe Carlo Ancelottit. Me ardhjen e Xabi Alonsos në stol për sezonin e ardhshëm, Real Madridi do ta lërë të largohet teknikun italian.

Rruga e Ancelottit do të jetë tashmë në Brazil, aty ku pritet të drejtojë Kombëtaren amerikano-jugore. Siç raporton Fabrizio Romano, marrëveshja mes Ancelottit dhe Brazilit do të bëhet e ditur pas “El Clasicos”.

Lajme të tjera |  Nga PSG-Inter, te Tottenham – United dhe Betis – Chelsea, mësoni kur do të luhen finalet europiane (DATAT dhe ORA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us