Pas murtajës së bagëtive, shfaqet sëmundja e Brucelozës në Dibër, izolohen 2 familje

Sëmundja e brucelozës është shfaqur në Dibër. Si pasojë, dy familje janë izoluar në njësitë Administrative Kastriot dhe Muhurr në Bashkinë Dibër. Lidhur me sëmundjen, prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata nuk është alarmante pasi të dyja familjet janë izoluar dhe kanë asgjësuar kafshët shtëpiake të infektuara me virusin Brucella. Po sipas Shehut, anëtarët e familjes dhe të gjithë personat e tjerë që kanë pasur kontakt me ta janë izoluar dhe ka nisur kurimi i tyre.

Nga ana tjetër, Anisa Xhika, drejtoresha e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, u shpreh se nuk ka asgjë shqetësuese.

Bruceloza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga konsumimi i qumështit të pasterilizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose nëpërmjet kontaktit të ngushtë me sekrecionet e tyre. Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja, ethe, të dridhura, djersitje me erë të keqe, lodhje, gjendje e keqe shëndetësore në përgjithësi, humbje oreksi, dhimbje në muskuj dhe kyçe, dhimbje koke, diarre ose kapsllëk dhe të vjella.

Lajme të tjera |  1.3 miliard euro për NATO-n, ku do të gjenden paratë nga Shqipëria?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us