Pas Tiranës e Kukësit radhën e ka Dinamo, Egnatia paralajmëron rivalët: Do të përsërisim sërish historinë

Egnatia padiskutim është skuadra për t’u mundur në sezonet e fundit. Rrogozhinasit për herë të 3 radhazi janë në finalen e Kupës së Shqipërisë, teksa deri më tani kanë arritur të dalin triumfatorë në këtë turne, duke e fituar 2 herë.

Ndërkohë ditën e enjte do të sfidojnë Dinamon për trofeun e 3-të rresht në histori. Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova tashmë prej disa sezonesh ka shkruar emrin me germa të arta në historinë e futbollit, por absolutisht nuk kanë ndërmend të ndalen.

Egnatia e fitoi për herë të parë Kupën e Shqipërisë më 1 qershor 2023 ndaj Tiranës, teksa mposhti bardheblutë me shifrat 1-0. Për herë të dytë fitoi ndaj Kukësit më 14 maj 2024 dhe po në këtë sfidë triumfoi 1-0.

Lajme të tjera |  TRONDITET Antonio Conte, mbrojtësi i Napolit mbyll sezonin para kohe

Ndaj Dinamos do të jetë finalja e 3-të dhe për këtë klubi është gati për të përsëritur historinë. “Le ta përsërisim historinë së bashku. Një ekip, një qytet, një zemër”, shkruhet në postimin e kampoionëve aktualë. Siç dihet finalja e Kupës do të luhet më 1 maj në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us