Pas triumfit në zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh ministrat të premten në Gjirokastër

Ashtu siç është bërë zakon para çdo vere, do të ketë një tjetër “retreat” qeveritar. Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat e kabinetit qeveritar në Gjirokastër. Takimi do të nisë të premten dhe me shumë gjasa do të vijojë edhe gjatë fundjavës.

Por nuk dihet se ku do të jetë fokusi i mbledhjes, edhe pse dje, në takimin e falenderimit për punën e bërë në zgjedhje, Rama ceku disa çështje që sipas tij, socialistët duhet të fokusohen. Siç edhe lajmëroi dje, Rama kërkoi shumë punë deri në shtator në disa çështje me prioritet: akademia politike e PS-së dhe zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Duhet të organizojmë disa mbledhje të mëdha pune, një apo dy ditore në Tiranë dhe jashtë Tiranës me grupet kyçe të interesit për suksesin e mandatit të katërt, ku të ulemi shumë shtruar dhe të përpiqemi të marrim vesh sa më shumë në mënyrë që të kuptojmë sa më shumë se sa dhe ku dhe si duhet të vet korrigjohemi me protagonistët e botës së inovacionit teknologjik, me fermerët dhe me agro përpunuesit, me përfaqësuesit në ndërmarrje prodhuese dhe me radhë, lista është e hapur për propozime por thelbi është që është një kohë e artë dhe është një nevojë jetike që ne dëgjimin e njerëzve që jetojnë përditë me problematikat që ne përpiqemi t’i zgjidhim nga lart dhe nga larg, ta bëjmë shterues. Jam i bindur që do mësojmë shumë dhe do jemi më të sigurte në hapat që do hedhim më tej,”-tha Rama ndër të tjera.

Lajme të tjera |  Temperaturat globale mund të thyejnë rekorde në 5 vitet e ardhshme

Po ashtu, një ditë më parë, i pari i qeverisë, paralajmëroi ndryshime në qeveri dhe PS.

“Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri,”- u shpreh Rama.

Ndoshta ndryshimet do të mësohen nisur nga e premtja në mënyrë që kabineti i ri të jetë gati për legjislaturën e re në shtator

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us