Pasiguria/ Shoqata e Bankave ngre alarmin: Po bëhet ‘nami’ me vjedhjen e të dhënave përmes platformave online

Shoqata e Bankave ka ngritur alarmin, duke u bërë thirrje qytetarëve për të bërë kujdes për të dhënat tona personale, pasi sipas tyre, janë duke u vjedhur nga platformat online.

Blerina Tusha nga Shoqata e Bankave tha se ky është një shqetësim real për institucionet financiare, pasi sipas saj, shqetësimi i klientit, është shqetësim edhe i vetë Bankës.

Tusha tregoi sesi realizohen vjedhja e të dhënave nga mashtruesit virtualë, duke treguar se kjo ndodh kryesisht në platform blerjesh, si posta elektronike, etj.

Ajo tha se qytetarët bien pre e këtyre mashtrimeve, duke futur të dhënat e tyre personale e madje edhe kodet e sigurisë dhe që nga ai moment, kontrollin mbi llogaritë e tyre bankare e ka dikush tjetër.

Lajme të tjera |  “Nuk më dridhet qerpiku”, Rama: E kam thënë atë punën e birit të k*****, nuk ka pasur dhe s’ka!

“Aktualisht ky është një shqetësim real, të paktën për ne. Ne shqetësohemi për klientët tanë. Ka klientë që bien pre e këtyre mashtrimeve, që fusin të dhënat e kartave të tyre dhe pastaj bien pre e mashtrimeve”, tha Blerina Tusha nga Shoqata e Bankave

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us