“Pasuria e Metës është zero”/ Habit avokati: Nuk ka patur kurrë kartë krediti, Kryemadhit i ka dhënë kushëriri…!

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking”, në Top News.

Cakrani deklaroi se Meta mbahet padrejtësisht në burg, pasi nuk ka asnjë provë mbi akuzat e ngritura ndaj tij për korrupsion. Ai tha se i vetmi detaj ku prokurorët po kapen, është një kartë krediti sekondare që zotëron Monika Kryemadhi, të cilën sipas avokatit, ia ka dhënë një kushëri që banon në Amerikë.

“Nëse SPAK do e dinte që në krye të herës se pasuria e Ilir Metës, korrupsioni i madh i Ilir Metës do të përfundonte zero, të jeni të bindur se nuk do niste procedim penal ndaj Metës. Unë këtë e kam lexuar në metodologjinë e ndjekur nga prokurorët e SPAK. Ua them me garanci.

Lajme të tjera |  Salianji sërish në politikë! Pas lirimit nga qelia, Berisha tregon rolin e ish-deputetit në PD

Zoti Meta nuk ka patur kurrë kartë krediti. Kur unë them pasuria zero, flas për korrupsionin që është hetuar, jo për të ardhurat nga paga se ai ka qenë President, ka qenë kryeministër… Sepse nuk ka sot në Shqipëri një njeri që të mos ketë minimumi 50 mijë euro në bankë.

Flas për atë që është folur, që ka vjedhur floririn, që i ka çuar llogaritë deri në Afrikë, dmth histori shqiptarësh që çfarë nuk kanë shpikur.

“E dini që SPAK kishte bërë zero procedime në 8 muaj për akuzat ndaj Metës? Nuk ka solli asnjë raport as për CEZ-DIA, na solli për lobimin që thanë ra si akuzë por do vijojë. Hetimi vijoi vetëm me një kartë sekondare që zotëronte Monika.

Se çfarë lidhje kishte Meta me një kartë të zotëruar nga Kryemadhi… ajo e zotëronte nga kushëriri i saj, që ia kishte dhënë nga Amerika për të bërë shpenzime.”- tha avokati.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us