Paulo Dybala drejt largimit? Roma merr vendimin për argjentinasin

Ka rënë mundësia e transferimit të Paulo Dybalas te galatasaray. Sipas mediave italiane bëhet me dije se sulmuesi nuk do të largohet nga Roma.

Skuadra verdhekuq e ka në plane dhe për të ardhmen. Kështu drejtuesit nuk duan të privohen nga largimi i argjentinasit, i cili është një element kyç në formacionin e italianëve.

Roma pritet shumë shpejt të nis bisedimet për rinovimin e kontratës, pasi synojnë të shmangin 15 ditët e para të janarit, ku lojtari fiton më pas lirinë e largimit. Rinovimi i mundshëm i kontratës pritet të bëhet me 1 vit dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shqipëria humb shansin e artë nga pika e bardhë me Manaj, mbyllet pjesa e parë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us