Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka paditur në SPAK anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin, e cila është bashkëshortja e Enkelejd Alibeajt, dhe ka qenë pjesë e festës të organizuar nga Lulzim Basha, në fundvit.
Që prej ditës kur u pubikuan pamjet e festës, demokratët e grupimit të Berishës deklaruan se është e papranueshme që anëtarja e Gjykatës Kushtetuese të shfaqet hapur në festën e një partie politike, dosje të së cilës mund të jenë subjekt i vendimmarrjes së saj.
Grupimi i Berishës e akuzon Xhaferllarin për dy akuza, atë të shpërdorimit të detyrës, dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm. Sipas Kalasë, Xhaferllari duhet të japë dorëheqjen nga detyra që mban.
“Provat që kam depozituar sot SPAK tregojnë konsumimin nga znj. Xhaferllari të veprave penale të: Shpërdorim detyre dhe Ushtrim ndikimi të paligjshëm.
Po kështu kam depozituar prova të mjaftueshme për çështje të cilat znj. Xhaferllari duhet të jepte dorëheqjen meqenëse z. Alibeaj ne Këshillin e Mandateve dhe Rregulloreve, jo vetëm votoi kundra z. Berisha, por e sulmoi më shumë se vetë rilindasit”, u shpreh Kalaja.
Sipas Kalasë, Xhaferllari ka pasur në dorë dosje që kanë të bëjnë me Partinë Demokratike, dhe për këtë ajo duhet të japë dorëheqjen nga Kushtetuesja