PD çon në SPAK Marsida Xhaferllarin, anëtaren e Kushtetueses: Festoi me Alibeajn në festën e Bashës

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka paditur në SPAK anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin, e cila është bashkëshortja e Enkelejd Alibeajt, dhe ka qenë pjesë e festës të organizuar nga Lulzim Basha, në fundvit.

Që prej ditës kur u pubikuan pamjet e festës, demokratët e grupimit të Berishës deklaruan se është e papranueshme që anëtarja e Gjykatës Kushtetuese të shfaqet hapur në festën e një partie politike, dosje të së cilës mund të jenë subjekt i vendimmarrjes së saj.

Grupimi i Berishës e akuzon Xhaferllarin për dy akuza, atë të shpërdorimit të detyrës, dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm. Sipas Kalasë, Xhaferllari duhet të japë dorëheqjen nga detyra që mban.

“Provat që kam depozituar sot SPAK tregojnë konsumimin nga znj. Xhaferllari të veprave penale të: Shpërdorim detyre dhe Ushtrim ndikimi të paligjshëm. 

Po kështu kam depozituar prova të mjaftueshme për çështje të cilat znj. Xhaferllari duhet të jepte dorëheqjen meqenëse z. Alibeaj ne Këshillin e Mandateve dhe Rregulloreve, jo vetëm votoi kundra z. Berisha, por e sulmoi më shumë se vetë rilindasit”, u shpreh Kalaja.

Lajme të tjera |  Rinumërimi në Fier/ Kush është kandidatja e PD-së që ka marrë 624 vota të pamerituara

Sipas Kalasë, Xhaferllari ka pasur në dorë dosje që kanë të bëjnë me Partinë Demokratike, dhe për këtë ajo duhet të japë dorëheqjen nga Kushtetuesja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us